Dibër- Gjashtë ditë pas një aksidenti në Dibër ku humbi jetën një 34 vjeçar, sot ka ndërruar jetë edhe një person i dytë, i cili ndodhej në të njëjtin automjet.
Nga aksidenti i regjistruar mbrëmjen e 2 dhjetorit, humbi jetën shtetasi Mirjan Basha, 34 vjeç, ndërsa këtë të martë ka ndërruar jetë edhe shtetasi Ilir Mena, 23 vjeç.
I riu u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Nga aksidenti, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi kur mjeti ku ndodheshin katër të rinjtë, doli jashtë rruge duke u rrokullisur disa metra dhe për pasojë, gjeti vdekjen e menjëhershme 34 vjeçari Mirjan Basha, banues në fshatin Arras të rrethit të Dibrës.