Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë nga një efektiv policie.
Protesta nisi në qendër të qytetit ndërsa protestuesit ndezën qirinj dhe marshuan në këmbë deri tek prefektura e qarkut Shkodër duke vendosur qirinjtë në derën e prefekturës.
Të rinjtë protestues e zhvilluan këtë proteste pas orës 22:00 duke thyer orën policore. Forcat e policisë pak metra me tutje kanë vëzhguar protestën, por nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar apo gjobitur protestuesit.