Situata para Ministrisë së Brendshme është tensionuar teksa protuestuesit janë përplasur edhe me efektivët e Policisë.
Për një moment të pranishmit në protestë thyenë gardhin metalik dhe u drejtuan tek godina e MB, teksa kanë hedhur edhe hurma në drejtim të saj. Policët kanë ndërhyrë për t’i larguar dhe në atë moment ka ndodhur edhe përplasja.
Të rinjtë nisin të sulmojnë institucionin e ministrisë së brendshme. Ata shihen me sende të forta në duar teksa godasin grilat e dritareve të ministrisë së Brendshme.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë lidhur me vrasjen e djeshme të të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.