19:30 Pasi u sulmuan me gaz lotsjellës përpara ndërtesës së Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur sërish te godina e Ministrisë së Brendshme. Protesta nisi pikërisht tek kjo godinë rreth orës 16:30 minuta ku u shoqërua me incidente. Për më shumë se dy orë, protestuesit qëndruan tek Kryeministria duke u përplasur me forcat e rendit.