Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve për ashpërsimin e masave e paralajmëruar për ditën e djeshme është shtyrë për një afat për pacaktuar.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh për ABCNews se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.
“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.
Ajo nuk dha detaje për rekomandimin që ajo do të bëjë në mbledhjen e ekspertëve. Javën e shkuar komiteti vendosi të lërë të pandryshuara masat kufizuese duke lënë në fuqi orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Nga skenarët e përfolur deri më tani përjashtohen lirimi i masave për një kohë të pacaktuar.