A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna? Mjekja gjinekologe, Rubena Moisiu dhe mjeku i sëmundjeve të brendshme, Skënder Murtezani u shprehën në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se vaksinimi i grave shtatzëna nuk përbën asnjë problem. Dr. Rubena dha edhe një shpjegim për këtë.
“Në të gjithë botën është thënë duke filluar nga OBSH, Fauci etj. I vetmi shpëtim nga pandemia është vaksinimi. Jo nuk e dëmton fetusin. Infektimi gjatë shtatzënisë është i dëmshëm për shëndetin e nënës, por me pasoja dhe për bebin. Nga fundi i vitit që shkoi deri tani, janë shtuar rastet me vdekje të bebit brenda barkut. Në të tre periudha të shtatzënisë, kemi aborte përpara se bebi të bëhet i jetueshëm dhe vdekje dhe në muajin e tetë dhe të nëntë.
Një nga faktet që i lidh këto është që nënat kanë kaluar Covidin në një periudhë të caktuar të shtatzënisë. Nënat kanë kaluar covidin në tremujorin e parë, të dytë apo të tretë dhe pasi ka kaluar, i ka ndodhur kjo gjëja. Mund të kenë dhe probleme të tjera, janë thjesht nëna që vetëm pse kanë kaluar covidin kanë pësuar kanë pësuar këtë situatë.”, tha mjekja.
Cila vaksinë duhet të aplikohet për këtë kategori? “Është bërë një studim nga Pfizer me 5 mijë gra shtatzëna në momente të ndryshme dhe është arritur në përfundimin se është një gjë e pranueshme pa efekte anësore. I quaj nëna heroina sepse e bënë studimin që ne sot të themi se gjatë shtatzënisë, vaksinimi është shumë i arsyeshëm.”, shpjegoi Dr. Murtezani.
Dr. Rubena shtoi se vaksina mund të bëhet në çdo periudhë të pritjes së ëmbël. Përsa i përket spekulimeve se vaksinimi ndikon tek fertiliteti, ata shpjeguan se nuk ka asnjë bazë shkencore që mbështet këtë teori që ka qarkulluar së fundmi.