• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A janë më të rrezikuar të prekurit nga HIV/AIDS nga koronavirusi? Flet shefja e Infektivit, Najada Çomo: Ja si po trajtohen. Apeli i fortë për shoqërinë

01/12/2020
in Aktualitet
0
A janë më të rrezikuar të prekurit nga HIV/AIDS nga koronavirusi? Flet shefja e Infektivit, Najada Çomo: Ja si po trajtohen. Apeli i fortë për shoqërinë

Ndërkohë që paniku i Covid-19 ka mbërthyer tashmë të madh e të vogël, në një ditë si kjo, që tok me nisjen e një muaji të ri, shënon njëherësh edhe Ditën Botërore të HIV/AIDS, mjekët dhe specialistët e shëndetit apelojnë fort për ndërgjegjësim, si fazën e parë të parandalimit të sëmundjes që numëron sot në vendin tonë 1387 raste me infeksionin HIV.

Profesoreshë Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Spitalit Infektiv në QSUT, edhe pse e angazhuar tërësisht dhe në shërbim total të të prekurve me koronavirus, shifrat e të cilëve mjerisht po shënojnë rritje dita-ditës, thekson, se kjo nuk ka lënë në hije shërbimin që u nevojitet kategorive të tjera të të sëmurëve, posaçërisht atyre me virusin HIV.

Vetëm për vitin 2020, deri në këtë periudhë janë raportuar 81 raste të të infektuarve, ndërkohë që 667 të prekur po trajtohen me terapinë me antiretrovirale falas.

A ka qenë i vështirë trajtimi i tyre në kushtet e mbylljes për shkak të pandemisë, dhe sot, kur aktualisht, vëmendja është e fokusuar posaçërisht te lufta kundër koronavirusit?

Një një intervistë për “Panorama Online”, Çomo thekson se pacientët e infektuar e marrin rregullisht mjekimin me antiretrovirale pranë klinikës ambulatore të Hiv/Aids-it, ndërkohë që apelon me forcë, “testohuni në mënyrë vullnetare, mjekohuni në mënyrë korrekte sipas protokolleve të përcaktuara”.

Dr. Najada, ndonëse Shqipëria ashtu si mbarë globi është goditur nga Covid-19, nuk duhet të mungojë trajtimi edhe i të prekurve të tjerë me sëmundje infektive, mes të cilëve edhe ata me HIV/AIDS. Si keni proceduar me trajtimin e tyre?

Pacientet e infektuar dhe që kanë nevojë për trajtim me antiretrovirare e marrin trajtimin në mënyrë të rregullt në klinikën e posaçme të ngritur për ta. Që në ditën që është hapur kjo klinikë, ka qenë prioritet dhënia e barnave për ta, një mjekim që bëhet falas. Edhe në mbylljen e vendit, për shkak të koronavirusit, në muajin mars, barnat për këtë kategori të sëmurësh janë dërguar pranë banesave së tyre nëpërmjet ekipeve të krijuara nga MSH-ja. Trajtimi ka vazhduar në mënyrë korrekte nga dita e parë e hapjes së klinikës e deri sot dhe ndërkohë që flasim. Sot ata e marrin në mënyrë të rregullt mjekimin pranë klinikës ambulatore të Hiv/Aids-it.

A janë ata një kontingjent më vulnerabël ndaj Covid?

Jo, për mundësinë e tyre të mirë shumë pak prej tyre janë infektuar nga ky lloj virusi dhe siç kemi konstatuar deri tani, ky prek shumë pak personat e prekur nga Hiv.

Ç’mund të themi për trendin e të sëmurëve? Ka ardhur në rritje? Kemi më shumë femra të infektuara apo meshkuj?

Shtimi i ekzaminimeve bën të mundur të evidentohen në kohë më të hershme personat e infektuar. Gjithë puna që bëhet, qoftë me edukim, emisione, fushata ndërgjegjësimi, është që ne të gjejmë në kohë sa më të hershme personin që është i infektuar nga HIV, se dihet që ai që është infektuar nuk ka shenja klinike, por evidentohet në ekzaminim që bën në mënyrë vullnetare, pasi në spital evidentohen disa persona që kanë shenja klinike. Duhet që personi i infektuar të gjendet në kohë të hershme, që të bëjë të mundur kështu ndalimin e zinxhirit të infektimit nga njëra anë dhe nga tjetra, të mundësohet ofrimi i mjekimit të nevojshëm për të prekurit, mjekim që është falas prej shumë viteve.

Në vendin tonë mes të prekurve predonimojnë meshkujt, kurse grupmoshat i kemi që nga të sapolindurit, (ndërkohë që në Infektiv ne trajtojmë pacientë mbi 14-vjeçarë) dhe deri në 80-vjeçarë. Kjo është grupmosha e të personave të sëmurë të infektuar nga HIV, ndërkohë që më të prekur janë grupmosha 20-40 vjeçare.

Mendoni se ka një lloj ndërgjegjësimi më të madh mes shqiptarësh për mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Besoj se ka një ndërgjegjësim, edhe lëvizja e popullatës jashtë vendit ka bërë të mundur që njerëzit të emancipohen, të shtojnë njohuritë lidhur me kulturën e marrjes së virusit, cka ka rritur nivelin e njohurive, i cili lidhet masat mbrojtëse. Por, ka ende shumë punë përpara, e kur them këtë kam parasysh stigmën, që shoqëron përgjithësisht personat e prekur.

Shoqëria duhet të eliminojë stigmën, sidomos në moshat e reja, edhe në rastet që ajo lidhet me orientimin seksual të personave. Duhet të rritet sensibilizimi i tyre që të heqin dorë nga stigma, edhe për zgjedhjet dhe orientimin seksual. Të prekurit i pengon kjo stigmë, ata nuk bëjnë të mundur kryerjen e ekzaminimit, testit të nevojshëm, në vende mjekësore dhe jo mjekësore.

Një sërë shoqatash operojnë në fushën e këshillimit, të mbështetura nga Global Fund, sa i rëndësishëm ka qenë roli i tyre në parandalimin e përhapjes së HIV/AIDS?

Shumë i rëndësishëm, sepse duke qenë se nuk quhen vende mjekësore, si spitalet apo ambulancat, në shoqata ata gjejnë një ambient më të ngrohtë dhe bëjnë të mundur kryerjen e këshillimit dhe testeve, qoftë edhe në vendet ku duhet të shkojnë për të testuar se jo të gjithë i kanë njohuritë, që testimet nuk bëhen vetëm në spitale apo institucionet e mëdha shëndetësore. Gjykoj që shoqatat janë një suport i madh për mbështetje, këshillim dhe ofruar edhe testime të kryera për personat që kanë nevojë. I quaj shoqatat shumë të rëndësishme për të bërë të mundur socializmin, këshillimin dhe për të qenë në krah të këtyre personave.

Jetojmë ditë të vështira me Covid-19, por a keni një mesazh në Ditën Botërore të HIV/AIDS?

Paçka se jam e orientuar dhe angazhuar për shkak të situatës me Covid në vend, jo më pak të rëndësishëm janë këta persona të infektuar me Hiv. Mesazhi im dhe thirrja ime është, testohuni në mënyrë vullnetare, mjekohuni në mënyrë korrekte, sipas protokolleve që ofrohen nga shërbimi për barnat antiretrovirale, se vetëm mjekimi i duhur bën të mundur që të jenë mirë nga ana shëndetësore dhe të bëjnë një jetë normale.

Mbrojtja nëpërmjet mjeteve mbrojtëse për raportet seksuale, pasi rrugën më të shpejtë Hiv e ka mes raporteve seksuale, apel për brezin e ri, për moshat e klasës së 9-të, apel që personat duhet të këshillohen, ndërgjegjësohen, mbrohen. Sensibilizimi dhe këshillimi është ndërgjegjësimi më i madh dhe shoqëria duhet të jetë krejt e hapur për të pranuar njerëzit ashtu siç janë.

Tags: albanewscovid19hiv aidsnajada como
Previous Post

Cilët do të vaksinohen të parët kundë COVID? Mblidhet grupi i ekspertëve të CDC-së

Next Post

Vlorë / Të shtëna me armë zjarri, mbetet i vrarë 27-vjeçari, Benjamin Bozhani

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Zjarri i merr jetën 64 vjeçarit në vendin e punës. Policia tregon çfarë ndodhi

Vlorë / Të shtëna me armë zjarri, mbetet i vrarë 27-vjeçari, Benjamin Bozhani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.