Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar vizitën e saj 3 ditore në Shqipëri. Ajo ka dhënë një intervistë për “AbcNews”, ku edhe është pyetur lidhur me kolegun e saj të preferuar shqiptar.
Edhe pse është pyetur, Osmani sërish nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete, duke u shprehur se favorizon vetëm qytetarët e Shqipërisë, kurse me politikanët ka marrëdhënie pune.
“Për mua trajtimi është i njëjtë, preferenca kam për popullin shqiptar. Lidhja ime është për qytetarët. Liderët ndryshojnë, sot është dikush nesër dikush tjetër. Është dëshirë e jona që të bashkëpunojmë me gjithsecilin, pasi nuk do të falej nëse liderët nuk do të hapnin rrugë bashkëpunimi. Unë bashkëponoj me të gjithë, nuancat cfarë qëndrimi kanë ata janë cështje tjetër. Unë nuk isha në cilësi personale, por institucionale, prandaj detyra ime është ti takoj me të gjithë,”-tha ajo.