Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në emisionin Open në TCH, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një polic. Ai ka thënë se ky krim ka ndodhur në rrethana fatkeqe.
I pyetur lidhur me deklaratat kontradiktore të policisë, Lleshaj thotë se nuk ka pasur një gjë të tillë ndërsa ka shmangur të flasë direkt nëse i riu ka pasur armë me vete.
“Nuk është momenti, por do përgjigjem. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë. Ngjarja ka qenë një shok i vërtetë. Përfshirë edhe atë fatkeq që shkrepi armën. Është një kombinim fatkeq rrethanash.
Njoftimet kanë qenë paraprake nga raportimet në terren. Nga Ministria ka pasur vetëm një raportim. Nga SHÇBA ka pasur. Jemi pozicionuar kundër asaj që ka ndodhur dhe kemi marrë përgjegjësi duke thënë se tejkaloi.
Nuk ka pasur tendencë për manipulim. Ministria e brendshme ka qenë e pozicionuar në favor të së vërtetës. Ajo që ka ndodhur ajo do dalë” – tha Lleshaj
Pas çdo polici fytyra juaj? Kësaj pyetje, Lleshaj i është përgjigjur se i qëndron plotësisht deklaratës së tij.
“I qëndroj më së shumti asaj. Nëse policia sillet keq. Atëherë ministri sillet keq. Kjo nuk duhet keq interpretuar…Por kjo nuk do të thotë se bën një i lajthitur sulm, dhe është ministri.
Unë sot do isha i turpëruar të kisha dalë dhe bërë palë me policin që bëri atë krim. Por ka edhe shumë situata që me policët të bëhen palë. Se duhet një zë që t’i mbrojë. Se janë të dënuar nga ligji të mos flasin” – tha Lleshaj. Ç