Situata në spitalet COVID në Tiranë duket e lehtësuar. “News24” raporton se situata është shumë më e qetë se në fillim të shtatorit.
“Sot paradite 3 ambulanca që kanë mbërritur në COVID 1 që kërkojnë shërbim terciar për covid. Në fillim të shtatorit ka pasur 35-40 urgjenca ditore, ndërsa tani jemi tek 15 urgjenca ditore. Duket qartë që ka rënë numri i shtrimeve në spital. Nëse i referohemi shifrave zyrtare, në raport me numrin e personave të shëruar, kuptohet që për 24 orët e mëhershme janë 533 të infektuar raste të reja dhe mbi 620 të shëruar. Kjo ka bërë që të bjerë ndjeshëm numri i rasteve aktive në Shqipëri. Nëse një javë më parë kishte 12400 persona aktivë, një ditë më parë mbi 7 mijë raste”, raportohet nga QSUT.
“160 persona të shtruar në spitale. Numri i vdekshmërisë i lartë, reflekton jo situatën aktuale, por paraqet atë situatë të infektimeve dy javë më parë. Kemi një situatë të normalizuar. Nëse i referohemi ekspertit Alimehmeti, ai thotë që ne jemi në fund të valës Delta, për shkak se një valë nuk shtrihet më shumë se 10 javë. Varianti Delta ka treguar se është dominues total dhe nuk ka lejuar variante të tjera të përhapen, sikurse ishte dhe varianti ‘mu’ që ndenji në përqindje të vogla.
Nëse do i referohemi situatës tjetër, ka patologji të tjera që duken sikur janë lënë pak pas dore”.