• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A mundet Rusia t’i shmangë sanksionet nëpërmjet kriptomonedhave?

02/03/2022
in Botë
0
A mundet Rusia t’i shmangë sanksionet nëpërmjet kriptomonedhave?

Blerjet e kriptomonedhave me rubla kanë shënuar nivele rekord që pasi Rusia sulmoi Ukrainën duke ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse bitcoin-i mund të ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet.

Pse kripto po tërheq rusët?

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po përpiqen të gjymtojnë sektorin bankar dhe monedhën ruse me një ‘breshëri’ sanksionesh. Ato përfshijnë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e botës. Sistemi i SWIFT lejon bankat të komunikojnë me shpejtësi dhe siguri lidhur me transaksionet. Heqja e Rusisë synon të parandalojë tregtinë e këtij vendi me pjesën më të madhe të botës.

Masat perëndimore që ndalojnë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë kanë bërë gjithashtu që ekonomia ruse të zhytet në kaos. Rubla është ulur 27% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, niveli më i ulët i regjistruar i saj.

Rrjedhimisht rusët po i drejtohen kriptomonedhave që operojnë në një rrjet të decentralizuar dhe për këtë arsye nuk preken drejtpërdrejt nga sanksionet. Kaiko, i cili ofron të dhëna mbi tregun e kriptomonedhës, ka raportuar vëllime rekord të blerjes së bitcoin-it në rubla që prej fillimit të sulmit javën e kaluar. Një lloj tjetër monedhe dixhitale që ka përfituar shumë nga sulmi rus ndaj vendit fqinj të saj është tether, që shihet si më më e qëndrueshme se kriptomonedhat e tjera.

A është kriptomonedha një zgjidhje afatgjatë kundër sanksioneve?

Qeveritë, nëse duan, mund të urdhërojnë platformat ku blihen kriptomonedha të vendosin kufizime për blerjet e bëra, në mënyrë që të bllokojnë përpjekjet për të shmangur sanksionet. Zëvendëskryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov, i cili është gjithashtu ministër i transformimit dixhital të vendit, kërkoi përmes Twitter-it që platformat e kriptomonedhave të bllokojnë llogaritë ruse, një kërkesë që thuhet se po shqyrtohet nga autoritetet amerikane.

Grupi që ofron analiza mbi tregun e kriptomonedhës ‘Chainalysis’ tha në një deklaratë se kishte besim se industria e kriptomonedhave mund të kundërshtonte përpjekjet e aktorëve rusë për t’iu shmangur sanksioneve. Ai vuri në dukje se blockchains, ose regjistrat e transaksioneve të kryera në monedha dixhitale, u japin mundësi qeverive perëndimore të identifikojnë shkeljet.

Koreja e Veriut dhe Irani kanë arritur t’i shmangin sanksionet falë kriptomonedhave. Koreja e Veriut ka fituar miliarda dollarë nga sulmet kibernetike, ndërsa Irani ka përdorur energji me kosto të ulët për të prodhuar bitcoin, sipas Caroline Malcolm përfaqësuese e ‘Chainalysis’.

Megjithatë, përdorimi i kriptos për të shitur mallrat kryesore të eksportit rus, si grurin, naftën dhe gazin, nuk ka gjasa të ndodhë pasi sikurse thonë analistën, tregtimi në masë i bitcoin-it dhe monedhave rivale të tij, do të ishte i pamjaftueshëm për të mbështetur tregtitë në shkallë të gjerë. Çmimet e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera janë rritur që nga fillimi i agresionit rus, por jo thjesht për shkak të investimeve ruse. Pas një thirrjeje për donacione që nga e shtuna qeveria ukrainase ka marrë kriptomonedha në vlerën e 17.1 milionë dollarëve, sipas grupit ‘Elliptic’./VOA/

Tags: kriptomonedhaRusiasanksionet ndaj rusise
Previous Post

Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e çmimit Nobel për Paqen

Next Post

Shteti që tenton të nxjerrë nga kriza Rusinë: Do të importojmë gaz dhe 2 milionë ton grurë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Shteti që tenton të nxjerrë nga kriza Rusinë: Do të importojmë gaz dhe 2 milionë ton grurë

Shteti që tenton të nxjerrë nga kriza Rusinë: Do të importojmë gaz dhe 2 milionë ton grurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.