Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet lidhur për një tender të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit ku ka konstatuar shpërdorim detyra nga ana e punonjësve. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilët akuzohen për “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.