Sipas MeteoAlb dita e sotme do të karakterizohet nga qarkullimi i masave ajrore Siberiane që do të ndikojnë kushtet e motit në vendin tonë duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të jenë dominante.
Orët e pasdites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3 gradë në orët e mëngjesit, po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -14°C deri në 8°C.