Tiranë- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Kukësit. Rama shprehet se ky është një projekt i ëndërruar, që do të luaj një rol kyç në të ardhmen e ekonomisë së vendit.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë .