Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Po ashtu ditën e sotme, KQZ pranoi të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatë të pavarur.
PS, PD, LSI e PR ende nuk janë regjistruar por afati për regjistrimin e tyre është deri në 14 shkurt. Partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në 24 shkurt.
Partitë e regjistruara ditën e sotme
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
- Bindja Demokratike Astrit Patozi
- Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
- Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
- Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
- Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
- Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani
- Balli Komëtar Adriatik Alimadhi
- Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
- Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur
- Pal Shkambi I pavarur, Shkodër
- Plarent Aleksi I pavarur, Berat