Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Përpara dy muajsh Qendro dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Qendro mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës që prej 22 korrikut të vitit të shkuar.
Më herët, ai ka qenë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar në kohën kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Damian Gjiknuri.