Agjencia Europiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile që BE të përdorë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19.
Sipas njoftimit të EMA, në BE mund ta përdorin vaksinën të gjithë personat mbi 16 vjeç. Pritet që në BE vaksinimi tashmë të nisë para përfundimit të 2020.
BE i bashkohet Britanisë dhe SHBA apo dhe disa vendeve të tjera si Rusia e Kanadaja që të përdorë një vaksinë ndaj COVID-19.