• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Agjencia Federale e Punës: Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj

03/12/2022
in Botë
0
Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve në histori

Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. “Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t’ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën Süddeutsche Zeitung. “Gjermania është një vend imigrimi.” Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.

Nahles: Ende shumë pengesa për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t’i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.

Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit paralajmëroi se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë. “75 për qind e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me kohë të pjesshme. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë,” tha ajo. Gratë me prejardhje migrimi janë kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. “Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani.”

Schnitzer: Lehtësimi i marrjes së shtetësisë “absolutisht i mirëpritur”

Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështeti reformën e ligjit të shtetësisë të planifikuarnga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. “Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t’u mirëpritur.”

Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMË) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e “arritjeve të veçanta të integrimit” kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë projektin, e rezerva ka edhe një pjesë e partisë liberale në pushtet, FDP.

Zyra Federale e Statistikave: Emigracioni më i lartë neto që nga viti 1990

Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Ëiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia./DW

Tags: gjermaniagjermania ne nevojepunetoret e rinj ne gjermani
Previous Post

200 mijë njerëz në shesh, koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekordin botëror

Next Post

Aplikimet për azil: 15.3 mijë shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në BE e Britani këtë vit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Aplikimet për azil: 15.3 mijë shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në BE e Britani këtë vit

Aplikimet për azil: 15.3 mijë shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në BE e Britani këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.