Anija me flamur shqiptar është përplasur me peshkarexhën italiane të cilën e ka fundosur. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme. Pas përplasjes, ekuipazhi i anijes me flamur shqiptar ka bërë të mundur shpëtimin e katër marinarëve italianë që ndodheshin në peshkarexhë.
Më pas, ekuipazhi i anijes shqiptare ka njoftuar edhe autoritetet përkatëse për këtë aksident. Katër marinarët italianë ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.