Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Qerret të Kavajës, Sipas policisë në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor 65-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Sakaq, policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.