Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur në një aksident hekurudhor në Britaninë e Madhe, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin në linjë nga Andover në Salisbury.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë 50 zjarrfikës të cilët e kanë cilësuar aksidentin si tepër të rëndë.
Qarkullimi i trenave është pezulluar dhe policia hekurudhore britanike ka raportuar se një qendër e ndihmës së parë është ngritur në Kishën e Shën Markut në Salisbury.