Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fier-Patos në afërsi fshatit Portez.
Makina e një efektivi policie është përplasur me një automjet tjetër dhe një autobus.
Për pasojë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e rrethanave të saj.