Drejtuesi i një makine ka humbur jetën në zonën e Matit si pasojë e një aksidentit rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Shkallë, ku mjeti i drejtuar nga P.M. doli nga rruga dhe ra disa metra poshtë, ku për pasojë ai ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.