SIBERI-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën lindore Kajro-Assiut. Sipas mediave të huaja, një kamion është përplasur me një mikrobus, ku si pasojë kanë vdekur 18 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Autoritetet e policisë kanë thënë se goma e kamionit shpërtheu, duke bërë që ajo të përmbysej dhe të përplaset me mikrobusin. Viktimat u dërguan në spitalet aty pranë dhe shoferi i kamionit u arrestua.
Rruga lindore Kajro-Assiut, e vendosur në anën lindore të lumit Nil, lidh Kajron me provincat jugore të vendit dhe shpesh është e njohur për aksidente. Aksidentet, marrin mijëra jetë çdo vit në Egjipt, i cili ka një rekord të dobët të sigurisë në transport. Aksidentet janë shkaktuar kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.
Agjencia zyrtare e statistikave të vendit ka thënë se rreth 10,000 aksidente rrugore ndodhën në 2019, nga ku 3,480 persona kanë vdekur. Ndërsa, në vitin 2018, kanë ndodhur 8.480 aksidente automobilistike, duke shkaktuar mbi 3.080 vdekje.