Elbasan- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur “Fusha e Loparit” prane shkollës Jorgji Dilo. Në aksident janë përfshirë dy makina, ku brenda njërës mësohet se ka qenë edhe një grua shtatzënë. Për fat të mirë gruaja e cila ishte dhe drejtuese e mjetit është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po merr dhe mjekime në spital.
Sipas burimeve në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes dhe një mjet tip ‘Fuoristrade.’ Për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Foto marrë nga Fax Web