Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas. Policia njofton se në aksin rrugor Papër-Cërrik, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.