LEZHË – Është nxjerrë nga makina i vdekur shoferi i “Benz-it” që u përplas me një kamion në aksin Shkodër-Lezhë pranë kryqëzimit të Dajçit. Mësohet se viktima udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes pas përplasjes së fortë.
Makina tip “Benz” me targë “SH 6549 E” është futur poshtë kamionit duke u bërë “petë”.
Është dashur ndërhyrja me fadromë për të nxjerrë trupin e pajetë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.