Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar. Mësohet se mjeti tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje e sipër pranë fshatit Gramsh, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.
Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe të lënduar kanë mbetur të gjithë pasagjerët bashkë me shoferin, por dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të lënduarit pritet që të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar shëndetësor.