Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
News 24 raporton sesi pasojë e përplasjes së një makine me një motor ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima është drejtuesi i motorit, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.