Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin. pranë fshatit Piskupat. Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamion të ndaluar në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.