Një aksident ka ndodhur në Berat, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë tip ‘Benz’ që ishte i parkuar. Mjeti ka qenë duke zbritur nga Kalaja dhe ka humbur kontrollin, pasi ishte me shpejtësi.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit Indrit Xhafa dhe bashkëshortja e tij Suela Xhafa kanë mbetur të plagosur rëndë. Çifti është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.