Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotmë në aksin rrugor Berat-Polican,në vendin e quajtur “Uznovë e madhe”. Dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.
Ka qënë mjeti tip Furgon,me targa AA 462 AM dhe nje makinë tip ”Hunday” ,me targa AA 259 FT mjetet që janë përplasur. Furgoni është përmbysur në rrugë, ndërkohë që mjeti ”Hunday” ku udhëtonte ushtaraku është shkatërruar totalisht dhe është këputur në mes.
Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Hunday, 41-vjeçari Altin Hoxha, nga Gramshi, që punonte oficer në një Repart Ushtarak në qarkun e Beratit. Në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrëfikësve, që bën të mundur edhe nxjerrjen e të plagosurit nga mjeti i shkatërruar.
I plagosuri Hoxha është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kundesin e mjekëve. Drejtuesi i furgonit ka dalë pa lëndime nga mjeti,ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se,shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishin duke udhëtuar dy mjetet (njëri në dalje dhe tjetri në hyrje të qytetit) dhe lagështira,që ka devijuar kontrrollin e mjeteve gjatë frenimit të tyre.