Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari A.Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.