Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Berat- Dimal në vendin e quajtur Kombinat.
Dy automjete njëri tip “Ford fokus” dhe tjetri tip “Hunday” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke u zvarritur disa metra në asfalt. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i ‘Ford-it”, duke goditur në këtë mënyrë nga mbrapa ‘Hundayn”.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip Ford Fokus, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë në vendin e aksidentit.