Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku ka humbur jetën një person. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.