Dy persona janë plagosur pasditën e sotme gjatë një aksidenti në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit bregdetar, ku një makinë dhe një motoçiklet janë përplasur me njera-tjetrën.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.