Një çift të rinjsh, të identifikuar si Dori Zonja e Jonida Toska me origjinë nga Lushnja, janë aksidentuar mesditën e sotme në zonën e Spillesë. Mësohet se të dy kanë qenë duke udhëtuar me makinë, në momentin që mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Një efektiv policie që ndodhej në vendin e ngjarjes ka dërguar çiftin në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Edhe pse ndodhej jashtë orarit të punës, efektivi ka marrë mjetin e tij personal dhe është nisur bashkë me çiftin e plagosur drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Dyshja tashmë janë në duart e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën.