Një 10 vjeçar është lënduar pasditen e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në kryeqytet.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji, ku mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.