Një 42-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në zonën e ‘Misto Mames’ në kryeqytet.
Policia bën të ditur se personi D.GJ ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja.
Policia po vijon të hetojë ngjarjen e plotë dhe të identifikojë autorin.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndgjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit.