Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një autobot nafte ka dalë nga rruga pranë fshatit Xibrakë.
Në ndihmë të drejtuesit të automjetit të tonazhit të rëndë ka shkuar menjëherë Policia e Shtetit dhe autoambulanca, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin nga kamioni që ka mbetur në anë të rrugës. Ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të kamionit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit të keq. Megjithatë do të jetë grupi hetimor, ai që do të përcaktojë edhe shkakun e vërtetë të aksidenti.