Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në brendësi të tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ku për fat të keq një person është plagosur rëndë.
Burime bëjnë me dije se i lënduari është nisur me urgjencë drejt spitalit sakaq ende nuk dihet se përse ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë në vendngjarje ka arritur grupi hetimor dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj .