Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua 59-vjeçare në afërsi të Kthesës së Kamzës. Mësohet se gruaja ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është përplasur.
“Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.