Një aksident tragjik me një viktimë ka ndodhur në Velipojë të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur viktimë një 16-vjeçar. 16-vjeçari ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa ai vetë po drejtonte një mjet bujqësor.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:20 në afërsi të fshatit Trush. Policia ndodhet në vendin e ngjarjet për të zbardhur shkaqet.