VLORË- Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë.
Burime bëjnë me dije se, në aksident janë përfshirë dy automjete në hyrje të qytetit bregdetar dhe për fat të keq ka vdekur në vend 50-vjeçari, Nuri Malaj, punonjës policie. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.