Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (29 nëntor) në Argenta, ndërsa viktima është identifikuar si Gevis Muhaj 22-vjeç.
I riu shqiptar ishte me profesion mekanik dhe punonte një një kompani, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë për në shtëpi kur ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.
Përplasja e makinës tip Ford Fiesta me pemën ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.
Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, Gevis Muhaj nuk arriti të mbijetonte. Madje trupi i tij i pajetë u nxor me vështirësi nga makina me anë të forcave zjarrfikëse.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën shqiptarit.