Vlorë- Një 7-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Nga burimet mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi. Shoferi që përplasi vajzën e mitur me iniciale A. C., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen më tej të ngjarjes.