Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.
Korrespondenti i “Panorama” raporton se dyshohet që të plagosur kanë mbetur 9 persona. Si pasojë e aksidentit aksi Elbasan-Metalurgji është i mbingarkuar me automjete për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar në lindje të vendit.
Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit janë duke punuar për të nxjerrë nga automjetet personat që kanë mbetur brenda.
Po ashtu policia ka bërë të mundur edhe devijimin e trafikut, per te lehtesuar qarkullimin nderkohe qe grupi hetimor po punon ne vendin e ngjarjes./Panorama.al