VLORË– Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka bllokuar totalisht këtë aks. Lëvizja e mjeteve është zhvendosur në rrugën e vjetër që lidh Fierin me Vlorën.
NJOFTIMI:
Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.