Gjykata e Vlorës ka vendosur të lirë në burg Andrea Karraj, që u arrestua për aksidentin e ndodhur të dielën në autostradën Levan-Vlorë. Si rrjedhojë e aksidentit janë shënuar 2 viktima dhe 3 të plagosur.
Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykaten e Vlorës, ndërsa relatore ka qenë gjyqtare Vjola Canaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Në aksident humbën jetën Ermir Tare 18 vjeç dhe Fiori Duraj 20 vjeç.