Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në aksin rrugor Lezhë- Shkodër.
Burime bëjnë me dije se nga ngjarja e ndodhur në Kryebushat dyshohet se ka humbur jetën një person.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.